Çuçi la makinën me gjoba, Balla kritika Policisë: As eskorta e kryeministrit dhe asnjë automjet zyrtar nuk mund të shkelë rregullat

schedule22:24 - 18 Korrik, 2023

schedule 22:24 - 18 Korrik, 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se i ka tërhequr vëmendje Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga automjeti i Ministrisë së Brendshme.

ABC News mëson se automjeti i Ministrisë të cilën Balla drejton tani ka pasur 3 gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor, të marra në vitin 2021 dhe 2022, dy në Tiranë dhe një në Lushnje.

“Është për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përfliten nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse” shkruan ndër të tjera Balla.

Ai shton se standarti i vendosur nga kryeministri Rama që në ditën e parë të marrjes së detyrës ka qenë i qartë se duke filluar nga eskorta e kryeministrit dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve dhe me radhë nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, vetëm në rast kur ka emergjenca të lidhura me detyrën.

Reagimi i Taulant Ballës:

Sot i kam tërhequr vëmendjen strukturave të Policisë së Shtetit për lejimin e akumulimit të gjobave për shkeljet e rregullave të qarkullimit nga ana e automjetit të Ministrit të Brendshëm!
Standarti i vendosur nga Kryeministri Rama qysh në ditën e parë të marrjes së detyrës nga ana e tij, ka qenë i qartë. Eskorta e kryeministrit e para dhe më pas të gjitha automjetet e tjera zyrtare të ministrave, deputetëve e me radhë, nuk mund të shkelin rregullat e qarkullimit përveçse në raste emergjencash të lidhura me detyrën. Ai standart i dha fund spektakleve prej të fortësh në rrugët e qytetit Tiranë mëngjes, drekë, darkë me sirena e me kapërcime semaforësh, të kategorive të lartpërmendura.
Eshtë për të ardhur keq, sepse përveç të tjerash ministrat nuk i drejtojnë makinat vetë dhe s’ka pse emrat e tyre të përmenden nëpër portale apo tv (siç ndodhi sot me paraardhësin tim që sapo la detyrën) për shkak se Policia e Shtetit nuk ekzekuton vendimet e gjobave përkatëse!
Uroj që kjo kujtesë t’u shërbejë të gjithëve për të bërë detyrën e tyre sipas ligjit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!