CSKA Sofia e ka seriozisht, zbulohet lëvizja e bërë për Kallakun

schedule10:18 - 2 Qershor, 2020

schedule 10:18 - 2 Qershor, 2020

Sherif Kallaku, mesfushori i Teutës, ishte në qendër të vëmendjes gjatë emisionit “Pressing” në ABC News. Nevil Dede dhe Sulejman Starova ndanë mendimet e tyre, ndërkohë që të gjithë në panel ishin në një mendje, se largimi i tij nga durrsakët do të ulë cilësinë e skuadrës së drejtuar nga Edi Martini.

Normalisht tema e merkatos nuk mund të shmangej, pasi për Kallakun ka interesim në Kroaci dhe së fundmi edhe në Bullgari. PFC CSKA Sofia po tenton ta transferojë në ekip fantazistin dhe ka bërë hapa konkretë në mbledhjen e informacioneve.

Presidenti i klubit bullgar, sipas asaj që moderatori Gerti Çarçani tha gjatë emisionit, ka kontaktuar Alban Bushin (ka luajtur dikur në Bullgari) për të marrë më shumë informacion në lidhje me futbollistin e Shqipërisë U21. /abcnews.al