“Cristiano Ronaldo vjen nga një planet tjetër”

schedule20:07 - 28 Dhjetor, 2021

schedule 20:07 - 28 Dhjetor, 2021

Federico Chiesa pranoi se ishte e veçantë që pati mundësinë të luante përkrah Cristiano Ronaldos te Juventus dhe se sulmuesi portugez ishte një burim frymëzimi.

“Përkushtimi i tij, forca mendore, aftësia për të qenë vendimtar dhe i pranishëm në të gjitha situatat ishin një frymëzim për mua.

Cristiano Ronaldo vjen nga një planet tjetër. Ishte fantastike të stërvitesha përkrah tij dhe të shihje se çfarë bëri ai për të qenë kaq i fortë.

Unë pata fatin që kalova pak kohë dhe pashë një nga lojtarët më të mirë në histori në veprim”, tha sulmuesi duke folur për Repubblica. /abcnews.al/