“CR7 i fiksuar, ja çfarë më ndodhi një mëngjes! Messit filloi t’i pëlqejë diçka”

schedule13:43 - 1 Nëntor, 2019

schedule 13:43 - 1 Nëntor, 2019

Carlos Tevez ka luajtur me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Më portugezin është aktivizuar te Manchester United, ndërsa me “pleshtin” te kombëtarja e Argjentinës.

Sulmuesi i Boca Juniors i vlerëson të dy, teksa zbulon një detaj interesant me CR7 në një prononcim të dhënë nga një event i mbajtur në Buenos Aires.

CR7 – “Cristiano e kalon gjithë ditën në palestër, është i fiksuar. Më kujtohet kur nisnim stërvitjen në orën 9 të mëngjesit të Manchester United. Edhe nëse dikush shkonte një orë para, që në tetë, e gjente Ronaldon aty. Nëse arrije në shtatë e gjysmë, prapë Ronaldo ishte aty.

Një ditë u fiksova dhe bëra maksimumin për të mbërritur përpara tij. Arrita në qendrën stërvitore në orën 6 e gjysmë dhe e pashë Ronaldon aty… Ishte përgjumësh, por ia kishte dalë të vinte përpara meje”.

MESSI – “Leo ndryshon nga Cristiano, e merr gjithçka më natyralisht, por stërvitet fort për t’u përmirësuar. Më parë nuk i gjuante goditjet e dënimit, sot i gjuan të gjitha dhe i dërgon në trekëndësh. Është stërvitur fort në këtë aspekt”. /abcnews.al