COVID shuan ish-kryebashkiakun e Elbasanit, Evis Kushi: Model frymëzimi i intelektualit

schedule20:33 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 20:33 - 4 Dhjetor, 2020

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta për shkak të COVID-19 të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Engjëll Daklit. Kushi thotë se do ta kujtojë atë gjithmonë për kontributin e tij politik në vend dhe përpjekjen e tij të palodhur për përmirësimin e qeverisjes vendore të Elbasani.

“Më trishtoi sot lajmi për ndarjen nga jeta të Engjëll Daklit, të cilin do ta kujtoj gjithmonë për kontributin e tij të gjithanshëm në jetën politike e publike në vend, e sidomos përpjekjen e tij të palodhur për përmirësimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.

Ishte kënaqësi ta njihja nga afër si model frymëzimi i intelektualit dhe qytetarit të denjë e fisnik. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve për këtë humbje!”, shkruan Evis Kushi./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!