Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Dakli

schedule11:49 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 11:49 - 4 Dhjetor, 2020

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Elbasanit Engjëll Dakli.  Ai nuk mundi që të fitonte betejën me Covid-19.

Dakli po kurohej në Turqi pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.

Engjëll Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.

Po ashtu, si pasojë e koronavirusit sot ka ndërruar jetë edhe një 65-vjeçar nga Elbasani , i shtruar prej ditësh tek “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. s.b/abcnews.al/