COVID, rekord i ri në Greqi, si paraqitet situata në spitale

schedule16:46 - 4 Nëntor, 2021

schedule 16:46 - 4 Nëntor, 2021

Greqia ka shënuar një rekord të ri shifrave të COVID që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020.

Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë, saktësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6.808 persona të infektuar, kurse betejën me COVID nuk e kanë fituar 42 qytetarë, duke e dërguar numrin në total, që prej shpërthimit të pandemisë në 16.151.

Në njësitë e kujdesit intensiv, ndodhen të shtruar 441 pacientë (59,9% meshkuj), gjendja e së cilëve sipas mjekëve është e rënduar. Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç.

Nga pacientët e intubuar, 369 (83,67%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 72 (16,33%) janë plotësisht të vaksinuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!