COVID në Greqi, 470 të intubuar, 52 viktima dhe mbi 4 mijë të infektuar

schedule17:01 - 7 Nëntor, 2021

schedule 17:01 - 7 Nëntor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 4307 persona të infektuar me COVID.

Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 52 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 16.295.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në spitale ndodhen 470 pacientë të intubuar. Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 81.5% kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Nga pacientët e intubuar, 382 (81.28%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 88 (18.72%) janë plotësisht të vaksinuar.

Mosha mesatare e personave të infektuar është 38 vjeç, ndërsa mosha mesatare e vdekjes është 78 vjeç.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!