Studentja Ina Varfaj e lindur në Vlorë, por tashmë është në Perugia, në Itali në një lidhje me “ABC e Mëngjesit” u shpreh se studentët shqiptarë në Itali janë bërë bashkë për ti ardhur në ndihmë mjekëve në Shqipëri.
“Qëllimi i nismës “COVID 2019 Albania” është mbështetja e repartit të reanimacionit të Spitalit në QSUT, për të blerë pajisje mjekësore.
Duke pasur mbështetje dhe solidaritet mund të parandalojmë përhapjen e pandemisë. Duke u munduar që ti vijmë në ndihmë mjekëve edhe në po përpiqemi të japim ndihmën tonë”, u shpreh studentja shqiptare.
Më tej ajo theksoi se ndodhen në karantinë dhe se ka persona të prekur me koronavirus, por në krahasim me vendet e tjera fatmirësisht siç thotë ajo, vendi atje nuk është në të njëjtën situatë si Bergamo.