COVID-19 vështirëson jetesën e shtresave në nevojë, si do të veprojë Bashkia e Elbasanit

schedule17:47 - 20 Mars, 2020

schedule 17:47 - 20 Mars, 2020

Të enjten shumë familje në nevojë  dhe pjestarë të komunitetit rom protestuan për kushtet e veshtira ekonomike ku ndodhen. Ata kërkuan ndihma nga shteti që ti ndihmojë pasi në kushtet e izomilit e kanë të pamundur tu sigurojnë ushqim fëmijëve.

Pjesë e protestave ishin edhe pjestarët e komunitetit rom në Elbasan. Të gjendur në një situatë të tillë ata ngritën zërin për ndihmë.

I pyetur nga “ABC News” kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja u shpreh se Bashkia e Elbasanit po punon për identifikimin e të gjithë qyetarëve të komunitetit rom që kanë pasur vështirësi financiare në sigurimin e ushqimeve.

“Bashkia e Elbasanit po punon për identifikimin e të gjithë qyetarëve të komunitetit rom që kanë pasur vështirësi financiare në sigurimin e ushqimeve. Ka pas një problematikë dhe ne jemi koshient për këtë,  problemi ka qenë për atë pjesë të qytetarëve që merreshin me tregti ditore me rroba të përdorave të cilët kishin probleme me kursimet”, u shpreh ai.

Por cilat janë masat e mara nga Bashkia në lidhje me këtë komunitet.

“Ka shumë organizata dhe shoqata që na kanë ardhur në ndihmë për këtë komunitet ku ne kemi bërë dhe identifikimet përkatëse dhe shumë shpejt do të fillojë dhe shpërndarja, kemi mundësitë për të siguruar të gjithë paketat ushqimore dhe është thjesht çështje kohe për shpërndarjen e tyre”.

Protesat detyruan qeverinë të ndërmarrë një plan të ri masash për trajtimin e tyre me ndihmë ekonomike sa vendi të kalojë situatën e krijuar nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!