Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi se Bashkimi Europian do t’i ndihmojë partnerët për të mbuluar nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor në luftën kundër COVID-19.
Në një videomesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook” Varhelyi bën me dije se do të mbështeten ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon.
“Ne do t’i ndihmojmë partnerët tanë të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme për sistemin e tyre shëndetësor, si dhe të promovojmë masa afatgjata për të lehtësuar ndikimin socio-ekonomik të krizës së koronavirusit. GJithashtu do të mbështesim ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në rajon”, tha Varhelyi.