COVID-19, Singapori me numrin më të ulët të viktimave

schedule22:43 - 18 Shtator, 2020

schedule 22:43 - 18 Shtator, 2020

Situata e COVID-19 vijon të jetë shqetësuese në shumë vende të botës. Ndryshe ndodh në Singapor i cili raporton numrin më të ulët të viktimave, ku deri më tani 27 persona kanë humbur jetën.

Një krahasim me vendet me një popullsi të ngjashme me Singapor rezultatet tregojnë të kundërtën për situatën e koronavirusit. Shkalla e vdekjes në Danimarkë është rreth 3%, ndërsa ajo e Finlandës rreth 4%.

Ministria e Shëndetësisë për më shumë se dy muaj nuk ka raportuar asnjë viktimë. Ekspertët kanë theksuar disa faktorë të cilët besojnë se kanë ndikuar që Singapori të mos regjistrojë shifra të larta të COVID-19.

Singapori ka arritur të ulë përhapjen e virusit nëpërmjet gjurmimit si edhe testimit të kontakteve.

Autoritetet përkatëse kanë realizuar testime masive në zonat të cilat janë konsideruar si më të rrezikuara.

“Sa më shumë të diagnostikohen aq më e ulët do të jetë edhe shkalla e vdekshmërisë”, tha Hsu Li Yang.

Gjithashtu 95% e të prekurve janë kryesisht të rinj dhe të shëndetshëm dhe kjo ka ndikuar që të përballojnë problemet që shfaq kjo sëmundje duke mos pasur të njëjtin rrezik si grupmosha e të moshuarve.

Singapori ishte tashmë një qendër e turizmit mjekësor për Azinë Juglindore, me spitale të shumta private dhe pajisje të kujdesit shëndetësor publik me cilësi të lartë, shkruajnë mediat e huaja.

Po ashtu trajtimi është nja faktor që ka ndihmuar në parandalimi e COVID, ndërsa u krijuan hapësira për pacientët me koronavirus, ata me simptoma të lehta dhe pa simptoma.

Kjo ndihmoi që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohej. Po ashtu maska u bë e detyrueshme në ambientet publike gjatë muajit prill.

Eksperti i sëmundjeve infektive Leong Hoe Nam u shpreh se në Singapor është vendosur një kulturë në lidhje me mbajtjen e maskave, dhe kjo ka ndihmuar në parandalimin e virusit.

/abcnews.al/