Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarët po flet rreth lehtësimit të masave dhe asaj që pritet që të ndodhë me zonat që tashmë janë konsideruar zonë e gjelbër. Rama bëri me dije se zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes, ndërsa shtoi se po punohet për një propozim të ri për zgjerim të këtyre zonave.
Lexo edhe: Rama paralajmëron lehtësime të tjera: Nuk ka ulje pagash dhe pensionesh
Sipas kryeministrit pas 11 majit parashikohet të ketë disa lehtësime të tjera sa i përket lëvizjes.
“Dëgjoj vërejtet e disave dhe më duket sikur nuk jetojnë në këtë planet. Faktikisht është e gjithë bota kështu. Masat e lehtësuara në Greqi nuk e lejojnë lëvizjen nga prefektura në prefekturë. Të bëjmë durim, të shohim që procesi po vazhdon dhe jemi të suksesshëm në frontin me armikun e përbashkët, e gjithë sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes.
Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komentimin për hapjen e mëtejshme të koridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët.
Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret.
Por, disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes” shtoi ai./abcnews.al