ANALIZA/ Pse Italia ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë?

schedule09:29 - 30 Mars, 2020

schedule 09:29 - 30 Mars, 2020

Kur Antonia Mortensen u ndalua nga policia ndërsa po udhëtonte për në Milano, aty ku ajo po qëndron, nuk ndodhi  për thyerje të rregullave të trafikut por sepse  në atë moment ishte duke i kërkuar partnerit që të ulej në pjesën e pasme të makinës dhe të kontrollonte për maska të fytyrës.

“Na u tha që ne nuk mund të rrimë në pjesën e përparme,” tha gazetarja e CNN, e cila ishte duke shkuar për në spital me partnerin e saj për të vizituar një të afërm të sëmurë.

“Ne kemi një çertifikatë të veçantë që na jep lejen për të shkuar në spital,” tha ajo, duke shtuar se i afërmi nuk ka koronavirus.

Të tilla janë kufizimet e ngushta për italianët që tani po jetojnë  nën pushtimin e kësaj pandemie globale.Numri i vdekjeve në Itali tani është më i larti në botë me 10.023.

Numri i vdekjeve të shtunën shkoi në 889 sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile në Itali.

Me 92.472 raste të konfirmuara, Italia duket se ka nivelin e vdekshmërisë më të lartë në planet.

Nëse do e krahasojmë më Kinën epiqendrën e pandemisë, e cila ka një numër afërsisht të ngjashëm të rasteve të konfirmuara  81,997, kuptojmë se Kina  ka nën një të tretën më pak vdekje  3,299 viktima, sipas Universitetit dhe Mjekësisë Johns Hopkins,raporton abcnews.al

Në fakt, Italia tani ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara në botë pas Shteteve të Bashkuara, e cila qëndron e para me 105.470 të infektuar. Por SH.B.A. ka raportuar deri më tani 1.700 viktima.

Ndërsa Italia hyn në javën e saj të gjashtë të izolimit, shumë po pyesin: pse niveli i saj i vdekshmërisë është më i lartë në krahasim me vendet e tjera?

Ekspertët thonë se kjo varet nga një kombinim i faktorëve, nga numri i madh i  të moshuarve në vend e cila është më e ndjeshme ndaj virusit, dhe metodës së testimit që nuk po tregon realitetin e vërtetë se sa të infektuar ka.

Shifrat jo të sakta

Numri i rasteve të konfirmuara në Itali nuk është “përfaqësues i gjithë popullatës së infektuar”, tha Dr. Massimo Galli, drejtor i njësisë së sëmundjes infektive në Spitalin Sacco në Milano. Shifra e vërtetë është “shumë më tepër”.

Vetëm rastet më të rënda janë duke u testuar, shtoi Galli, dhe jo e gjithë popullata – e cila, nga ana tjetër, nuk tregon numrin real të vdekshmërisë.

Në rajonin verior të Lombardisë, i cili ka shumicën e rasteve, rreth 5,000 teste po kryhen çdo ditë, tha Galli. Ai shtoi se kjo ishte “shumë më e ulët se sa duhet në të vërtetë, janë me” mijëra njerëz që prisnin diagnostikimin në shtëpinë e tyre. ”

Një pengesë e madhe për punonjësit shëndetësorë që kryejnë teste, ishin edhe pajisjet e kufizuara mbrojtëse në dispozicion, tha ai.

Në një paralajmërim të ashpër për vendet e tjera, Galli tha: “Ne kemi një sistem kombëtar të kujdesit shëndetësor që funksionon shumë mirë, veçanërisht në Lombardi – por edhe sistemi ynë është në kaos  nga kjo, raporton abcnews.al

“Mrekullitë kanë ndodhur duke pasur parasysh numrin e shtretërve në spitale”, tha eksperti shëndetësor. Por ilaçi “ka munguar – dhe ky është një problem i madh që do të ndihet edhenga vendet e tjera”.

Të moshuarit janë më të rrezikuar

Një faktor tjetër që ka ndikuar në nivelin e lartë të vdekshëmrisë në Itali,  është popullsia e moshuar e Italisë, e cila është më e madhja në botë pas Japonisë.

Mosha mesatare e pacientëve italianë që kanë vdekur pas testimit pozitiv për virusin ishte 78, tha të premten Instituti i Shëndetit në vend.

Galli tha se deri tani, sistemi i kujdesit publik shëndetësor në Itali ishte në gjendje të mbante gjallë shumë të moshuar me sëmundje të mëparshme.

Por këta pacientë ishin në “një situatë vërtet të brishtë e që në fund i mundi koronavirusi”, shtoi ai.

 

Italica Grondona

Megjithatë, ka pasur disa histori shprese. Ashtu si 102-vjeçarja Italica Grondona, e cila u shërua nga koronavirusi në qytetin verior të Xhenovës pasi kaloi më shumë se 20 ditë në spital,thanë për CNN mjekët që trajtuan gruan dhe nipin e saj.

“Ne e kemi quajtur atë malësore- të pavdekshme,” tha mjeku Vera Sicbaldi. “Italica përfaqëson një shpresë për të gjithë të moshuarit që përballen me këtë pandemi.”

Rreptësia e masave të marra

Ndërkohë, disa ekspertë kanë vënë në dyshim nëse kufizimet e Italisë kanë qënë të rrepta në ndalimin e përhapjes së virusit.

Qyteti Wuhan i Kinës ishte i pari që imponoi një  izolim gjithëpërfshirës për 11 milion qytetarët e saj në janar, duke anuluar të gjitha fluturimet, trenat dhe autobusët  gjjithashtu ndaloi edhe dhe hyrjet në autostradë.

Tani, më shumë se dy muaj më vonë, zyrtarët në epiqendrën pandemike po kërkojnë të lehtësojnë ato kufizime ndërsa  rastet  e reja janë pakësuar. Ndërkohë, Italia po i shtrëngon masat vazhdimisht, raporton abcnews.al

Italianët tani do të  përballen me gjobë deri në 3,000 euro (3,350 dollarë) nëse kundërshtojnë urdhrat e qeverisë raportoi Reuters.

Por doktor Giorgio Palu, ish president i Shoqatës Evropiane  Italiane për Virologji dhe profesor i virologjisë dhe mikrobiologjisë së Universitetit të Padovës, i tha CNN se masat italiane nuk janë “aq të forta apo të rrepta si ato masat kineze”.

“Por kjo është më e mira që mund të bësh në një demokraci,” shtoi ai, duke treguar kufizimet drakoniane të zbatuara nga shteti komunist i Kinës.

Por ndërsa numri i të vdekurve po vazhdon të rritet, masat që ka marrë Italia do të vazhdojnë të jenë të  tilla për shumë kohë./abcnews.al