COVID-19, protesta të dhunshme kundër masave shtrënguese në Napoli

schedule08:44 - 24 Tetor, 2020

schedule 08:44 - 24 Tetor, 2020

Mijëra persona mbushën rrugët në Napoli, duke protestuar kundër kufizimeve të vendosura ,si edhe kundër një izolimi të dytë për shkak të koronavirusit.

Gjatë marshimit në rrugët e qytetit, pati edhe përplasje të protestuesve më policinë, ku edhe u hodh gaz lostsjellës, nga policia, por edhe nga qytetarët pati kundërpërgjigje.

Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së bërë nga presidentit, Vincenzo De Luca për një tjetër mbyllje të vendit.

Me disa pankarta në duar ata ishin kundër një izolimi tjetër , ndërsa shkruanin “Nëse na mbyll, na paguaj”.

Të rinjtë ishin të pjesëmarrësit më të lartë në numër gjatë kësaj proteste.

Sakaq një makinë e policisë u dogj, po ashtu disa të tjera u sulmuan.

 

 

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!