COVID-19 prek këdo, e pëson edhe ylli i Serie A

schedule17:28 - 6 Nëntor, 2020

schedule 17:28 - 6 Nëntor, 2020

Edin Dzeko ka bërë tamponin, sikurse ndodh zakonisht para ndeshjeve, dhe ka zbuluar se është i infektuar me COVID-19. Vetë sulmuesi i Romës e ka bërë publike diçka të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje të gjithëve. Për fat të keq kam dalë pozitiv me COVID-19 dhe siç e dini duhet të respektoj periudhën e karantinës. I siguroj të gjitha ata që më njohin se jam mirë dhe nuk kam simptoma të veçanta.

Për disa ditë do të detyrohem të qëndroj larg shokëve të mi, por me mendje dhe me zemër do të jem me ta, duke filluar nga e diela. Forca djema, forca Roma”, shkruan Dzeko, i cili është shok skuadre me mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën. /abcnews.al