COVID-19 në Korçë, një person rezulton pozitiv, ku dyshohet ta ketë marrë virusin

schedule11:46 - 16 Qershor, 2020

schedule 11:46 - 16 Qershor, 2020

Një person është konfirmuar me koronavirus, në Korçë.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se personi me covid ka qenë i shtruar në spital, në Tiranë, aty ky dyshohet të ketë marrë edhe virusin.

Pasi është kthyer në Korçë ka shfaqur shenjat për të cilat dyshonte se mund të ishte i prekur nga COVID-19. Ndërkohë pasi ka bërë testin, ai ka rezultuar pozitiv.

Po të njëjtat burime njoftojnë se i janë marr tamponë edhe familjareve të infektuarit me koronavirus.

Gjithashtu mësohet se i prekuri më COVID-19, ka disa sëmundje shoqëruese, midis të cilave rezulton edhe me tumor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!