COVID-19 në kopshte: Infektohet edukatorja, mbyllen dy institucione

schedule11:01 - 2 Nëntor, 2020

schedule 11:01 - 2 Nëntor, 2020

Kopshti numër 10, në Vlorë është mbyllur pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19 një edukatore.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se tashmë po merren tamponë për stafin. Kopshti do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e përgjigjes së testit.

Gjithashtu ISHSH në Vlorë ka mbyllur edhe kopshtin në Orikum. Vendimi për të mbyllur kopshtin në Orikum, ka ardhur pasi nga pesë punonjëse të këtij institucioni, katër prej tyre kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.

 

/abcnews.al/