“COVID-19 mund të bëjë kërdinë”, Rama: Vetëm Presidenti ynë i quan maskat shantazh

schedule11:34 - 20 Tetor, 2020

schedule 11:34 - 20 Tetor, 2020

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duhet të respektohen për dy arsye shumë të rëndësishme sipas tij.

Ai theksoi se Presidenti Ilir Meta synon të dëshpërojë qytetarët me deklaratat e tij.

“Ne aplikojmë gjoba, tani çohet presidenti i Republikës dhe flet për gjobat për maskën si shantazh. Për të, që vetëm President i Republikës nuk është, por di vetëm të dëshpërojë popullin e vet që kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë çfarë të mundet.

Lexo edhe: Rama: Të shmangim me çdo kusht një mbyllje tjetër që po tmerron të gjithë botën

Imagjinoni mbretëreshën e Anglisë të thotë që gjoba për maskën është shantazh. Gjobat që shkojnë deri në ekstreme, në vende të ndryshme përdoren si mjet disiplinimi. Kjo është luftë nuk e kemi zgjedhur ne, na ka zgjedhur. Si mund të bësh karshillëqe të tilla, sikur je në pyll. Si mund të thuash që është shantazh. Të gjitha mjetet duhen përdorues. Janë vendosur 2800 gjoba këto pesë ditë, por janë evituar dhjetëra mijëra të tjera”, tha Rama.

/abcnews.al/