COVID-19/ Mbi 2 milionë të vaksinuar në Turqi

schedule15:41 - 1 Shkurt, 2021

schedule 15:41 - 1 Shkurt, 2021

Sipas raportimit të autoriteteve shëndetësore, numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit në Turqi është mbi 2 milion.

Në Turqi, fushata e vaksinimit masiv e kryer nën kujdesin e profesionistëve të shëndetit po përdoret më së shumti vaksina CoronaVac e blerë nga kompania kineze SinoVac. Turqia aktualisht ka marrë 13 milionë doza, nga 50 milionë të rezervuara në total nga kompania kineze. Doza e dytë e kësaj vaksine parashikohet të injektohet pas 28 ditësh.

Sipas specialistëve të shëndetësisë ritmi i imunizimit të njerëzve nëpërmjet vaksinës është në nivel të lartë. Ndër të parët që u vaksinuan ishin disa udhëheqës politikë, përfshirë presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Turqia e ka nisur vaksinimin masiv kundër covid-19 me datë 14 Janar, duke vaksinuar fillimisht punonjësit e shëndetësisë, moshat e thyera dhe njerëzit me sëmundje të hershme kronike dhe problematike.

Që prej muajit të kaluar, qeveria turke ka aplikuar masa shtrënguese për mbylljen e vendit përgjatë orëve të natës dhe fundjavave, për të reduktuar sa më shumë përhapjen e Covid.

Që prej fillimit të pandemisë, Turqia ka regjistruar pothuajse 2.5 milionë të infektuar dhe 26.000 viktima nga Covid-19. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!