Numri i përgjithshëm i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid në Mbretërinë e Bashkuar është mbi 13 milionë.
Kjo është publikuar nga të dhënat e përditësuara të qeverisë britanike, të cilat konfirmojnë përshpejtimin e fushatës së vaksinimit të nisur 2 muajt e fundit.
Kryetari i Autoritetit të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar Sir David Norgrove, ka bërë thirrje për të dhëna më të detajuara në statistikat e vaksinave, për të treguar moshën, grupin etnik dhe grupin përparësor të atyre që vaksinohen.
Ndërkohë në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 1001 viktima nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 13,013 raste të reja. Këto shifra e çojnë numrin e përgjithshëm të rasteve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar në 3985161 dhe të viktimave në 114 851 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al