COVID-19 lulëzon informalitetin, ish-drejtori i Tatimeve: Arrin në 60%

schedule18:01 - 4 Prill, 2021

schedule 18:01 - 4 Prill, 2021

Pas shqetësimit të ngritur nga vetë biznesi edhe ekspertët  kanë dhënë alarmin në lidhje me situatën e krijuar në vend nga informaliteti. Ish-drejtori i tatimeve Artur Papajani thekson se  kohët e fundit ndërsa jemi nën ethet e zgjedhjeve, ka një rritje që arrin në 60% të ekonomisë dhe kërkon marrjen e masave të menjëhershme.

Tendencat janë në rritje të informalitetit, shifrat luhaten deri në 60%, pra është një diçka që ekonomia shqiptare kërkon stimuj dhe stimuli më i madh kundër informalitetit është ta bësh sa më të afrueshëm biznesin me ligjin, dhe politika e taksave të larta, thjesht duke marrë rastin e taksës progresive duke “goditur” ata që fitojnë më tepër dhe duke privilegjuar një shtresë tjetër kjo nuk është e përshtatshme për situatën” tha ai.

Shqetësim mbeten edhe kontrollet e shumta nga inspektoratet në biznese si të huaja dhe vendase. Kjo sipas Papajanit dëmton edhe më shumë klimën e biznesit sidomos në këto kohë pandemie.

Në rastin që ti biznesit i heq të gjitha taksat dhe e përball me inspektoratet kjo është vetëm rritje e kostove dhe taksat e fshehura por në një formë tjetër dëmtojnë klimën e të bërit biznes” tha ai.

Edhe institucionet ndërkombëtare financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar  apo Banka Botërore  kanë ngritur si shqetësim  gjendjen e informalitetit të ekonomisë në Shqipëri./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!