Covid-19 i mori jetën, motra e Arben Bajos dedikim për të vëllanë: Më le pa shokun e ngushtë

schedule18:27 - 9 Gusht, 2020

schedule 18:27 - 9 Gusht, 2020

Motra e skulptorit Arben Bajo, Iris Bajo ka bërë një dedikim për të vëllanë pas ndarjes së tij nga jeta si pasojë e Covid-19.

Ajo shkruan se dhimbja i la shpirtin bosh dhe se humbi vëllanë e vetëm dhe shokun e ngushtë, ndërsa kujton momentet më të veçanta me të.

“Ben!!! Me le pa vellain e vetem, me le pa shokun e ngushte, me boshatise shpirtin! Nuk te ndenja dot afer ne fund, sic me ndenje ti mua ne halle.

Nuk do jesh me te me ngushellosh, te me japesh mend, te me tregosh historite e “sekretet” e familjes, nuk do qeshim e nuk do pijme me bashke, me ore, e nuk do bejme me plane. Thjesht nuk do jesh me ketu, deri sa te puqemi serisht atje ku je tani, e t’i vazhdojme ku i lame.

Do rri me kete mendim, derisa te vije koha! Deri atehere, do perqafoj skulpturat qe me dhurove, e do shoh mesazhet qe kembyem, deri diten e fundit, para se te bije ne gjume,” shkruan motra e skulptorit në postimin e saj”, shkruan ajo./abcnews.al