COVID-19 / Gjykata e Posaçme: Seancat gjyqësore do të vazhdojnë të qëndrojnë me dyer të mbyllura

schedule11:04 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:04 - 2 Korrik, 2020

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar ditën e sotme se për shkak të situatës epidemike në vend, seancat gjyqësore do të vazhdojnë të qëndrojnë me dyer të mbyllura.

Gjithashtu eshte vendosur kufizimi i lejimit të publikut në mjediset e gjykatës, dhe zbatimin e masave organizative dhe parandaluese për palët e subjektet procedurale sipas Udhëzimin nr. 146 datë 27.04.2020 të KLGJ “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID 19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative  në Gjykata.

Njoftimi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARËpër publikun

PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR SHTYP

Tiranë më 01.07.2020

Me Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së situatës së pandemisë, shkaktuar nga Covid 19”, bazuar në neni 3, shkronja ç, u vendos  zhvillimi me dyer të mbyllura të seancave gjyqësore publike.

Me Aktin Normativ, të KM nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të KM, miratuar me ligjin nr. 30/2020, shkronjat a dhe ç sanksionojnë kufizimin e hyrjes së publikut në mjediset e gjykatës dhe zhvillimin me dyer të mbyllura të të gjitha seancave gjyqësore publike.

Në kushtet e gjendjes së epidemisë, shkaktuar nga Covid 19 dhe të qënies në fuqi të këtij Akti Normativ, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të zbatojë rregullimet e sipërcituara duke zhvilluar seancat gjyqësore me dyer të mbyllura, kufizimin e lejimit të publikut në mjediset e gjykatës dhe zbatimin e masave organizative dhe parandaluese për palët e subjektet procedurale sipas Udhëzimin nr. 146 datë 27.04.2020 të KLGJ “Për përcaktimin e masave për kufizimin e përhapjes së COVID 19 gjatë ushtrimit të veprimtarisë gjyqësore dhe administrative  në Gjykata “

Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar  në referim të nenit 146/2 të Kushtetutës, ku parashikohet:

“Vendimet Gjyqësore për shpalljen e vendimit përfundimtar të çështjeve penale të jenë publike “, seancat për shpalljen e vendimeve përfundimtare do të jenë publike duke ftuar të marrin pjesë median dhe publikun e interesuar, gjithnjë duke respektuar rregullat parandaluese të marra nga institucioni për parandalimin e përhapjes së infeksionit ndaj Covid 19.

Gazetarët do të njoftohen paraprakisht mbi seancat gjyqësore për të cilat do të shpallen vendime.

Gjithashtu, për t’u informuar mbi seancat për shpallje vendimi, mund të konsultoheni paraprakisht me informacion në faqen tonë zyrtare të internetit ëëë.gjp.gov.al

Duke Ju falënderuar,

Zyra e Marrëdhënieve me Median e Publikun

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar