Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Covid-19: Evropa, bllokime të hershme për të shmangur katastrofën më vonë

schedule10:49 - 2 Nëntor, 2020

schedule 10:49 - 2 Nëntor, 2020

Nga Michael Peel & Sam Fleming, The Financial Times

Politikanët evropianë e kanë ditur prej kohësh, se ekzistonte një rrezik real nga ardhja e një vale të dytë të koronavirusit të ri në kontinent. Por pak prej tyre parashikuan, që ajo do të godiste me shpejtësinë dhe egërsinë që është vërejtur javët e fundit.

Zyrtarë dhe ekspertë thonë se vala e re e infektimeve me Covid-19 që i ka detyruar vendet e BE-së të miratojnë bllokime të reja po përkeqësohet nga dështimet e shumta, duke përfshirë heqjen e parakohshme të masave kufizimeve, relaksimin e sjelljes së njerëzve dhe komunikimit të dobët me publikun nga ana e autoriteteve.

Shumë vende,përfshirë Francën, Gjermaninë, Irlandën, Greqinë dhe Belgjikën kanë vendosur kufizime më të ashpra sociale në kundërpërgjigje ndaj shtimit dramatik të rasteve të reja me Covid-19. Por që të gjithë përballen me detyrën e frikshme të ndalimit të përhapjes së infeksionit në kushtet kur dimri që po afron po bën që njerëzit të nisin të kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në ambiente të mbyllura.

Shpejtësia dhe shkalla e rikthimit të Covid-19 ka nxitur ndërmarrjen e përpjekjeve urgjente për të kuptuar pse ka ndodhur kjo, dhe çfarë mund të bëhet në këto kushte. Reagimet mund të përcaktojnë nëse vendet evropiane dhe të tjera – si Shtetet e Bashkuara – janë të dënuar të vazhdojnë të kenë një seri të vazhdueshme kufizimesh,derisa të zbulohet një vaksinë efektive, e cila të shpërndahet gjerësisht.

“Tani ne dimë më shumë mbi virusin sesa në mars, dhe duhet ta shfrytëzojmë atë për të zbatuar politika me efektive kundër përhapjes së virusit”- thotë Mjuxh Kevik, studiues i virologjisë në Universitetin e Shën Endjrus në Britaninë e Madhe.

“Ne e dimë që disa aktivitete janë me të rrezikshme. Dhe këtë duhet t’ia bëjmë shumë më të qartë publikut, duke shmangur nga ana tjetër dhënien e këshillave kontradiktore”- shton ai. Rastet e reja me Covid-19 janë shtuar në mbarë Evropën, por situata është ende shumë më serioze në disa vende se sa të tjerat.

Belgjika, është më e prekura nga 31 vendet që përbëjnë Zonën Ekonomike Evropiane dhe Britanë. Me 1.600 raste për 100.000 banorë në një periudhë 14-ditore, norma e saj është 30 herë më e lartë se ajo e Finlandës. Për krahasim, Franca kishte 706 raste, Britania 438 dhe Gjermania 182.

Shifrat në rritje me Covi-19 në disa vende e detyruan Stela Kiriakidesin, Komisioneren  Shëndetit në BE, që të paralajmëronte javën e kaluar mbi “rrezikun real”të “mbingarkimit”: të sistemeve të kujdesit shëndetësor.Sipas të dhënave të bëra publike javën e kaluar, shtrimet në spitale janë 2-fishuar në më pak se dy javë në vende si Belgjika, Republika Çeke dhe Franca.

Ndërsa udhëtimet ndërkombëtare nga turistët gjatë verës luajtën një rol në mbartjen e sëmundjes nëpër Evropë, ekspertët i shohin faktorët e tjerë si të një rëndësie të njëjtë, apo edhe më të madhe. Fleming Konradsen i departamentit mbi shëndetin global nëUniversitetine Kopenhagës në Danimarkë, vuri në dukje se me heqjen e masave të bllokimit në një përpjekje për të ringjallur aktivitetin ekonomik; pati një rritje të rasteve në mesin e të rinjve kur u rihapën shkollat ​​e mesme dhe universitetet; dhe kur rinisën lëvizjet e punëtorëve sezonalë midis vendeve të ndryshme.

“Më e rëndësishmja është hapja e institucioneve në të njëjtën kohë, të cilat hoqën dorë nga disa masa mbrojtëse. Karakteristika e përbashkët është se ne u relaksuam shumë. Ishim mërzitur me Covid-19. . . Dhe mendoj se mendoj se njerëzit donin ta linin pas këtë problem”- shton ai.

Danimarka është një nga vendet që janë në fundin e listës, për sa i përket numrit të infeksioneve të reja në Evropë. Por Kopenhaga po vepron që tani me masa kufizuese, në përpjekje për të shmangur një rritje eksponenciale të rasteve në vazhdim.

Qeveria ka reduktuar madhësinë e tubimeve publike, e ka bëtë të detyrueshme përdorimin e masave ​​në dyqane, dhe mbylljen e hershme restoranteve dhe bareve. Në Finlandë, Outi Kuivasniemi, drejtoreshë për çështjet ndërkombëtare në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, tha se vendi i saj po i shtrëngon që tani masat kufizuese në zonat më problematike, edhe pse niveli kombëtar i rasteve është ende shumë i ulët, krahasuar me mesataren evropiane.

Ajo tha se rritja e fundit e rasteve ishte shkaktuar nga njerëzit që mblidheshin nëpër aktivitete sportive, shërbesa kishtare ose gëzime familjare. “Ne po zbatojmë një strategji të tillë,ku disa nga masat merren nga qeveria në nivel kombëtare, por një pjesë e madhe e vendimeve merren nga në nivel rajonal ose qarku, në varësi të rrethanave specifike në atë zonë. Synimi i dyfishtë është të mbrohen më të rrezikuarit nga virusit, dhe të mundësojë funksionimin e ekonomisë”- thekson ajo.

Një shqetësim i madh në mesin e zyrtarëve evropianë -e ilustruar nga protestat në qytete të ndryshme, përfshirë Berlinin, Hamburgun dhe Madridin – është se do të bjerë gatishmëria e publikut për të respektuar masat e reja kufizuese.

Frika e disa njerëzve nga sëmundja është zbehur, ndërsa ata po mësohen më shumë me praninë e virusit. Kjo do të thotë se autoritetet qeveritare janë në një pozitë më të vështirë krahasuar me muajt mars apo prill. Një shqetësim tjetër i ndërlidhur më të, është fakti se disa autoritete po këmbëngulin në zbatimin e disa masave kufizuese, që japin një përshtypje të gabuar të rrezikut.

Në Bruksel, ku ndodhet edhe selia qendrore e Bashkimit Evropian, qeveria rajonale ka rivendosur masën e mbajtjes së maskave gjatë gjithë kohës edhe në ambientet e jashtme, edhe pse studimet tregojnë se shanset e infektimit në hapësira të jashtme të mbipopulluara janë minimale.

Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Lejen, shpalli 3 prioritet e saj javën e kaluar se si mund të jemi të sigurt nga ky virus, ajo përmendi si të fundit shmangien e hapësirave të mbyllura me ajrosje të dobët,ndonëse studimet tregojnë se ky është nxitësi i vetëm më i rëndësishëm i zinxhirit të infektimeve.

Zonja Von der Lejen u përpoq të shfaqej optimiste në këtë moment të zymtë, duke këmbëngulur se të gjitha vendet evropiane “i kanë mësuar leksionet e pranverës”. Dy muajt e fundit të këtij viti, do të provojnë nëse ajo ka apo jo të drejtë. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!