Covid 19, Cakaj mbledhje me Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

schedule13:28 - 30 Prill, 2020

schedule 13:28 - 30 Prill, 2020

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj këtë të enjte ka zhvilluar një takim online me homologët e tij të Ballkanit dhe me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, z. Olivér Várhelyi.

Cakaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se në këtë takim është dikutuar për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me ministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor, zhvilluam një video-konferencë me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, z. Olivér Várhelyi.

Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide.

Po ashtu, pavarësisht rrethanave të pazakonta, shpalosëm punën e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe theksuam përkushtimin për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit. Kjo është thelbësore për të përparuar edhe më tej në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!