COVID-19, Cakaj dhe Soreca në ndihmë të familjeve në nevojë në Elbasan dhe Gramsh

schedule12:30 - 7 Maj, 2020

schedule 12:30 - 7 Maj, 2020

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka njoftuar se janë mbyllur disa përgatitje për të mbështetur familjet në nevojë.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”  Cakaj bëri me dije, se së bashku me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca,  me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe kryetarin e Bashkisë Gramsh,  Klodian Taçe, mbyllën përgatitjet për të lehtësuar familjet që janë vështirësi për shkak të pandemisë, në Elbasan dhe Gramsh.
“Sot, bashkërisht me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Gramsh, z. Klodian Taçe, mbyllëm përgatitjet për mbështetjen e disa familjeve në nevojë në këto dy qytete!
Kjo mbështetje vjen nga drejtimi i një pjese të fondeve IPA në procesin e lehtësimit të pasojave ekonomike dhe shoqërore, nën kushtet e pandemisë COVID-19.
Mirënjohës BE-së për mbështetjen në tejkalimin e pandemisë dhe ndihmën në lehtësimin e pasojave të saj”, shkruan Caka.

Sot, bashkërisht me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z. Luigi Soreca, me Kryetarin e Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja…

Gepostet von Gent Cakaj am Donnerstag, 7. Mai 2020