Covid-19, Beqaj i shqetësuar për situatën në jug: Babëzia e pronarëve të lokaleve kërkon ndëshkim

schedule09:30 - 12 Gusht, 2020

schedule 09:30 - 12 Gusht, 2020

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka ngritur shqetësimin për situatën në Jug të vendit. Në një postim në rrjetet sociale, Beqaj shprehet se beteja kryesore këtë javë me Covid-19 është në bregdetin e Jonit.

Ish-ministri thekson se në baret dhe klubet e natës po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”.

“Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit. Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor”, shprehet Beqaj mes të tjerash.

E plotë nga Ilir Beqaj:

Lufta me Covid-19 është luftë në territor.

Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit.

Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë.

Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me radhë.

Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”.

Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor.

Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia.

Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit.

Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor.

Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit.

KOHA ËSHTË TANI!

/abcnews.al