Covid-19, barnat dhe pajisjet, Turqia do të kurojë falas 100 pacientë shqiptarë

schedule18:13 - 6 Janar, 2021

schedule 18:13 - 6 Janar, 2021

Ministria shqiptare e Shëndetësisë njofton se në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë gjatë ditës së sotme në Ankara është firmosur edhe pakti për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë, ku mes të tjerash parashikon edhe kurimin falas të 100 pacientëve shqiptarë në Turqi.

Marrëveshja e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore.

Lexo edhe: Rama i vendos afat për spitalin, Erdogan: Gati para 25 prillit, uroj që zgjedhjet të jenë të dobishme

“Bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin kombëtar, pasi vendet do të shkëmbejnë eksperiencë dhe bashkëpunojnë, në forcimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor, shëndetin publik, shkëmbimi i njohurive e përvojave mbi barnat, pajisjet mbrojtëse dhe vaksinat, në lidhje me përgjigjen ndaj pandemisë COVID-19.

Lexo edhe: Rama kritika BE-së nga Turqia: Basti i Erdogan, për 3 muaj ndërtohet spitali rajonal i Fierit

Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë do të shtrihet edhe në bashkëpunimin  për sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, statistikat, sistemet e menaxhimit të informacionit spitalor, në shërbimet e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë, në farmaceutikë, pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji, etj.

Lexo edhe: “Forcimi i unitetit mes dy vendeve”, Rama-Erdogan konferencë të përbashkët për shtyp

Një pikë tjetër e rëndësishme e kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në emergjenca, fatkeqësi natyrore dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta të punës si organizimi i përbashkët i javëve shëndetësore , forumeve të biznesit shëndetësor etj.

Në marrëveshjen e rinovuar parashikohet gjithashtu se, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar” deklaron ministria shqiptare e Shëndetësisë./ db/Abcnews.al