Autoritetet e Shëndetit në Greqi do të mblidhen të mërkurën për të vendosur nëse do të shtrihen më tej masat kufizuese anti-covid në disa zona. Pritet që të analizohen të dhënat rreth rasteve dhe shtrimeve në spitalet e Atikës ndërsa mediat raportojnë se me shifrat aktuale, zgjatja e karantinës është afër.
Plani kryesor është që masat shtrënguese të zgjaten me në ose dy javë pas 28 shkurtit, shkruan abcnews.al
Nga ana tjetër, duke pasur parasysh sugjerimin e shprehur nga disa shkencëtarë se 1 marsi do të jetë dita e hapjes së pjesshme, skenari i zgjidhjes së mesme është duke u diskutuar gjerësisht në vend. Pritet po ashtu që bizneset e shitjes me pakicë të kenë një hapje të pjesshme. Lidhur me këtë çështje, foli profesori Charalambos Gogos për mediat:
“Ekziston një bazë për diskutim për të hapur bizneset e shitjes me pakicë, nga e hëna në kuptimin që nuk duket se ndikon shumë në këtë sistem operativ, pasi gjithsesi ka lëvizshmëri,” tha ai.
Në mënyrë që kjo të ndodhë, qeveria po shqyrton çdo mundësi të mundshme në mënyrë që të mos krijojë konfuzion gjatë auditimeve , por gjithashtu që të mos ketë abuzim me SMS që do të përdoren për të dalë. /abcnews.al/