Costa: Suarez bastard, kur unë isha jashtë nuk shënoi. Sot u riktheva dhe realizoi dopietë

schedule11:59 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 20 Dhjetor, 2020

Atletico Madrid arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në shtëpi, ku djemtë e Diego Simeonse mposhtën me rezultatin 3-1 Elchen.

Kjo fitore i mban madrilenët në vendin e parë të renditjes, por ndeshja e djeshme ishte speciale dhe për Diego Costën, i cili u rikthye me gol pas disa javësh mungesë.

Ish-sulmuesi i Chelsea vulosi fitoren falë atij goli të shënuar me penallti dhe pas ndeshjes kishte disa fjalë për shokun e tij të skuadrës, Luis Suarez.

“Ai kishte ndeshje që nuk po shënonte. Tani që u riktheva unë shënoi dy herë bastardi”, deklaron braziliani me shaka, i cili pastaj e pranoi se ishte i lumtur për paraqtijen e uruguaianit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!