Tre futbollistë të tjerë me Coronavirus. Klubi i Portsmouth, që garon në League One (divizioni i tretë në Angli), ka njoftuar ditën e sotme se James Bolton, Andy Cannon dhe Sean Raggett kanë dalë pozitiv me COVID-19, pas testit të bërë.
Ndër të tjera njoftohet se ata janë izoluar, sikurse edhe janë udhëzuar nga qeveria. Gjatë kësaj kohe ata do ndjekin këshillat mjekësore dhe Shëndeti Publik në Angli është vënë në dijeni me gjithçka po ndodh.
Portsmouth ka testuar të gjithë lojtarët dhe stafin dhe presin gati gjysmën e rezultateve. Sa i përket lojtarëve të prekur, raportohet se janë mirë dhe simptomat kanë qenë të lehta. CEO i Portsmouth, Mark Catlin, ka deklaruar:
“E mora lajmin mbrëmë dhe më pas folëm me lojtarët. Futbolli nuk është imun ndaj virusit dhe mund t’ju siguroj se godet realisht, madje edhe në shtëpi. Lojtarët janë të qetë dhe pozitivë. Mezi presin ta kapërcejnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne u bëjmë përsëris thirrje të gjithëve që të ndjekin udhëzimet e qeverisë”. /abcnews.al