Italia është vendi më i prekur në botë nga Coronavirusi dhe shifrat në vendin fqinj janë tronditëse. Ish-mesfushori i Lazios, Dario Marcolin, ka humbur babain e tij, Giancarlon, pikërisht nga virusi vdekjeprurës.
Babai i komentatorit aktual të DAZN ishte i përfshirë në listën e 921 rasteve të infektuar në qytetin e Brescias, sipas autoriteteve mjekësore. Sipas “Corriere della Sera”, janë diku te 100 persona që kanë humbur jetën në këtë zonë, ku është dhe Giancarlo Marcolini.
Viktima ishte 75-vjeç dhe nuk dihet nëse kishte problem të tjera shëndetsore. Në statistika janë vetëm personat që kishin simptoma të Covid-19 dhe jo të tjerë të cilët kanë problem të tjera. /abcnews.al
