Coronavirus prek futbollin në Itali. Klubi i Piacenza ka vendosur të pezullojë stërvitjet e të rinjve, si masë paraprake kundër virusit që ka shkaktuar të vdekur të shumtë, kryesisht në Kinë. Së fundmi janë konfirmuar disa raste të njerëzve të prekur nga virusi në Itali.
Piacenza ka ndalur edhe stërvitjet e ekipit të parë, ndërkohë që Lega Pro ka vendosur të shtyjë takimin Piacenza-Sambenedettese, që ishte programuar të zhvillohej ditën e sotme. Kjo përballje ende nuk dihet se kur do të luhet.
Së fundmi ka një vendim që të shtyhen një numër i madh ndeshjes në rajonin e Lombardisë. janë gati 40 takime të shtyra dhe bëhet fjalë për takime kryesisht në futbollin amator. Situata me Coronavirus është bërë alarmante dhe për momentin lufta ndaj tij është parësore. /abcnews.al