Cordeiro: Futbolli do rikthehet, vetëm kështu e mposhtim COVID-19

schedule11:08 - 18 Mars, 2020

schedule 11:08 - 18 Mars, 2020

Klubet e Superiores ende nuk kanë zbritur në fushë dhe presin nga FSHF një njoftim në lidhje me rinisjen e kampionatit. Momentalisht lojtarët po punojnë sipas programeve të dhëna nga stafet teknikes. Në lidhje me situatën e krijuar prej Coronavirusit ka komentuar edhe braziliani i Partizanit, William Cordeiro.

“Futbolli u ndal dhe kjo është një goditje për të gjithë ne. Sidoqoftë, kjo masë është jashtëzakonisht e nevojshme. Parandalimi është arma jonë më e madhe kundër Coronavirusit. Ne duhet të jemi përgjegjës dhe të mendojmë për shoqërinë.

Sa më shpejt të largohemi, aq më shpejt bashkohemi. Momenti na kërkon të qëndrojmë në shtëpi, me familjarët tanë, të sigurt nga ekspozimi dhe ndotja, duke pritur që kjo periudhë të tejkalohet. Mos harroni: Karantina nuk është pushim.

Ne do të respektojmë procedurat e agjencive shëndetësore, sepse kjo betejë është gjithashtu përgjegjësia jonë.  Kujdesuni! Dhe sigurohuni, sepse të gjitha këto do të kalojnë, futbolli do të kthehet dhe gjithçka do të jetë mirë. Ne jemi bashkë!”, shkruan braziliani në llogarinë  e tij në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!