Conte “thumbon” drejtuesit: S’më kanë mbështetur, kështu do e mposhtim Juven?!

schedule09:58 - 2 Gusht, 2020

schedule 09:58 - 2 Gusht, 2020

Interi ia doli të fitonte 0-2 në fushën e Atalantës (nuk fitonte prej vitit 2015 në Bergamo) dhe e mbylli sezonin si nënkampion me 82 pikë, vetëm një më pak se Juventusi.

Antonio Conte barazoi rekordin e Jose Mourinhos në sezonin 2009/2010. Portugezi fitonte Tripletën në stolin zikaltër dhe e përfundonte Serie A me 82 pikë. Rikthehemi te Conte, i cili ka shpërthyer kundër drejtuesve pas fitores së mbrëmjes së kaluar.

As puna ime dhe as puna e futbollistëve, nuk janë vlerësuar. Nuk kam gjetur mbështetjen e klubit kur kanë dalë zëra në media për pasardhësin tim.

Nëse do te shkurtosh diferencën me Juventusin, duhet të jesh shumë i fortë brenda fushës së lojës, por sidomos jashtë saj”, përfundoi trajneri italian, me shumë gjasa duke iu referuar zërave për shkarkimin e tij dhe merkatos. /abcnews.al