Conte kërkon krijimin e një komiteti krize në BE

schedule13:59 - 19 Korrik, 2018

schedule 13:59 - 19 Korrik, 2018

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, i kërkon Bashkimit Europian ngritjen e një komiteti krize, për të ndërmjetësuar mes qeverive europiane përsa i përket çështjes së emigrantëve.

Në një intervistë për mediat italiane, kryeministri i vendit Giuseppe Conte tha se i kishte dërguar një letër të dytë Junckerit dhe Tusk për t’i kërkuar që shpërndarja e emigrantëve, ashtu si ndodhi të dielën e kaluar, të kthehet në një rutinë pune. Duke mos pasur më nevojë për telefonata mes partnerëve, por të jetë një komitet krize nën autoritetin e komisionit europian që të ndërmjetësojë mes qeverive

Duke iu përgjigjur akuzave për një sjellje jo njerëzore të kohëve të fundit ndaj emigrantëve, kreu i ekzekutivit italian u shpreh se Italia e ka treguar gjithnjë anën njerëzore përballë emigrantëve. Por sipas tij, problemi nuk duhet të lindë kur emigrantët janë në anijet e organizatave jo fitimprurëse. Konte theksoi se qeveria e tij ka tërhequr vëmendjen tek vendet e origjinës së emigrantëve.

Ndërkohë Italia po përgatitet për organizimin e një konference ndërkombëtare dedikuar luftës kundër terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm. Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, gjatë qëndrimit të tij në Kajro, ku është takuar dhe me presidentin Al Sisi, u shpreh se në territorin italian nuk do të ketë më asnjë emigrant më shumë nga ata që aktualisht ndodhen në vend.

Ai shtoi se do të ketë takime me Austrinë dhe Gjermaninë për të vlerësuar bashkëpunimin në kuadër të përmirësimit të situatës së emigracionit në Itali dhe Gjermani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!