Conte: Atalanta rival i frikshëm, fiton ajo skuadër që sulmon më mirë

schedule17:38 - 7 Mars, 2021

schedule 17:38 - 7 Mars, 2021

Kampionati futet në fazën e finaleve dhe Interi e luan një të tillë nesër në mbrëmje. Zikaltrit e vendit të parë, presin Atalantën në “San Siro”, sfidë tepër e fortë dhe shumë e vështirë. Antonio Conte është i qartë, vlerëson ekipin kundërshtar, por ai dhe djemtë e tij janë gati për të luftuar për fitoren e shtatë radhazi në kampionat.

Na pret një ndeshje shumë e vështirë me Atalantën, që janë një realitet shumë i bukur. Ata i kanë krijuar probleme skuadrave të mëdha në Itali dhe Evropë. Gasperini po bën një punë të jashtëzakonshme.

Ne favoritë për titullin? Për mua nuk ndryshon asgjë, skuadrat e mia luajnë gjithmonë për të fituar. Mendoj se çdo skuadër duhet të ketë ekuilibër mes dy fazave të lojës. Duhet t’i bindësh lojtarët për të sakrifikuar, vetëm kështu arrin rezultate pozitive.

Nesër do të fitojë ajo skuadër që do të sulmojë më mirë. Atalanta ka lojtarë të fortë në fushë dhe në stol. Shihni Muriel, ai ka zgjidhur shumë ndeshje duke ardhur nga stoli. Po shkëlqejnë me Gasperinin dhe më vjen shumë mirë për ta.

Duhet të jemi krenarë për punën që kemi bërë deri tani dhe duhet të vazhdojmë të japim më shumë se 100%. Ne e kemi për detyrë të japim gjithmonë maksimumin, për klubin dhe tifozët tanë. Ka raste kur ia dalim, ndonjëherë edhe më pak, por dëshira nuk na ka munguar kurrë“, deklaroi Conte. /abcnews.al