Në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës, është hedhur shorti për turin e dytë kualifikues të Conference League.
Tirana, Vllaznia dhe Egnatia janë tre klubet nga Kategoria Superiore të cilat janë pjesëmarrëse në këtë kompeticion dhe sot ato janë njohur edhe me kudnërshtarët e turit të dytë.
Nëse Tirana do të mundet të kalojë turin e parë, në të dytin do të gjejë ekipin turk të Besiktas, pra një kundërshtar shumë i fortë.
Egnatia, nëse mundet të kalojë turin e parë, do të ndeshet gjithashtu me një ekip të fortë, atë të Aris, klubin grek.
Ndërsa Vllanzia në turin e dytë do të ketë si kundërshtar Pogon Szczecin, klubin polak./ h.ll/abcnews.al