Mbrëmjene e djeshme në Selanik, luhej ndeshaj e kthimit të eliminatoreve të Conference League mes Aris dhe Maccabi Tel Aviv, e cila përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të klubit grek, por që nuk mjaftoi për të kaluar në fazën tjetër.
Drejtoria e Sigurisë së Selanikut ka vijuar arrestimin e 15 tifozëve të Maccabi Tel Aviv, të cilët kishin ardhur në Selanik për të parë ndeshjen.
Konkretisht, tifozët u arrestuan pasditen e djeshme në qendër të qytetit, në lartësinë e Teatrit Mbretëror pasi sipas policisë u gjetën mjete piroteknike.
Ndaj të arrestuarve nga Nëndrejtoria për Luftimin e Dhunës në Vendet Sportive është ngritur akuza për vepra të dhunshme me rastin e ngjarjeve sportive dhe shkelje të ligjit për fishekzjarrë, ku të cilat këto të fundit do të dërgohen në Prokurori për prova materiale./ h.ll/abcnews.al