Çollaku interpelancë me Ramën në Kuvend: Duhet të qartësosh qëndrimet e tua për Kosovën

schedule10:30 - 12 Tetor, 2023

schedule 10:30 - 12 Tetor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku zhvilloi një interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me çështjen e Kosovës, duke iu referuar edhe ngjarjeve të fundit, me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Çollaku iu drejtua Ramës duke i thënë se duhet të qartësojë qëndrimet e tij për Kosovën.

Sipas Çollakut, Rama nuk ka qenë koherent në deklaratat e tij, teksa e citoi se ka thënë se KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës, apo lidhur me tezën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Keni deklaruar; Albin, dil nga vetizolimi, deeskalo situatën, tërhiq forcat speciale, sot rrezikoni një Republikë të KFOR-it në veri të Kosovës, 19 qeshor. 24 shtator, një komando e armatosur serbësh, tentuan të aneksojnë Mitrovicën. Po të mos kishte qenë reagimi i Policisë së Kosovës, kufiri rrezikonte të ishte në Ibë. Menjëherë pas ngjarjes, ju keni kërkuar nga KFOR-i të marrë në kontroll veriun e  Kosovës. Patjetër, që KFOR-i të marrë të marr veriun, do ishte një hap drejt ndarjes së Kosovës. Në një intervistë tjetër, keni deklaruar se veriu i Kosovës është një tokë pa zot. Nëse do më thoni se është gafë apo lapsus politik, e mbyll interpelamcën. Por shqetësimi im është tjetër. Duke qenë se ka një precedent, me një tezë të hedhur nga ju vite më parë, për shkëmbim kufijsh, lë hapësirë për t’iu pyetur, nëse ju realisht e prisni këtë të realizohet? Pyetja ime është shumë e sinqertë. Ju mendoni se kjo mund të ishte një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, një zgjidhje e qëndrueshme?

Pra, ndarja apo shkëmbimi i territoreve mes Serbisë dhe Kosovës? A besoni se në këto kushte, mund të hapej loja e lëvizjeve të kufijve nëpër Ballkan? Dhe nëse po, a ka ndonjë konsultim nga ana juaj me një parnter strategjik, SHBA, Britania e Madhe? Nëse po, a mund t’ia deklaroni shqiptarëve, që po, ka një tezë dhe ne të reflejktojmë qëndrimet tona. Këto ishin pyetjet e thjeshta që unë kisha.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!