Ç’ndodh nëse dështoni? Vokshi: Kandidatët tanë marrin vota edhe nga e majta, Basha s’ka asnjë

schedule20:11 - 1 Shkurt, 2022

schedule 20:11 - 1 Shkurt, 2022

Albana Vokshi shprehet e bindur se në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars, kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” do të jenë fitues. E ftuar në Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Vokshi iu përgjigj akuzave të PD-së zyrtare.

Ndërkohë lidershipi i PD ka deklaruar se kandidatët e Berishës nuk kanë asnjë lidhje me PD-në, Vokshi thotë se Bashës nuk i ka mbetur asnjë.

“Me primaret që është një risi e propozuar, e sjellë, e sanksionuar në ndryshimet e statutit dhe në fakt është manifestimi më i bukur i vlerave demokratike të një partie. Kandidatët janë prej vitesh në PD. Unë i njoh të gjithë. Kanë qenë edhe në poste drejtuese.

Ata që flasin sot nuk kanë asnjë lidhje me PD. Shoqata e Bashës…të gjithë ata që kanë themeluar partinë janë me Rithemelimin, nuk ka asnjë Basha. Kush i ka mbetur Bashës, zero”, thotë ajo.

Vokshi gjithashtu hedh poshtë akuzat e Bashës se qëllimi i Komisionit të Rithemelimit është të dëmtojë PD-në.

Lexo edhe: “Shtëpia e Lirisë”, Vokshi: Kandidatët përfaqësojnë koalicioni, aleatët janë me ne

“Primaret ishin ushtrim i demokracisë së drejtpërdrejtë. Basha është mësuar me zarfin. Ende bën pazare nëse do të futet. Si mund të dëmtohet PD?”, thotë ajo.

Deputetja demokrate është e bindur se gjashtë kandidatët do të marrin vota edhe nga elektorati gri, madje edhe nga e majta.

“Nuk ka përplasje sepse e gjithë baza do ti përqafojë këto kandidatura. Më erdhi keq që  nuk doli asnjë zonjë, por ky ishte vullneti i anëtarësisë. Do të marrin edhe vota individuale, votë gri, edhe të majtë të siguroj. Janë të gjashta figura jo vetëm të mira që i ka përzgjedhur anëtarësia, padyshim që do të jenë figura përbashkuese të gjithë anëtarësisë”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse se çfarë do të ndodhë nëse dështojnë, ajo shprehet e bindur për fitore, por gjithashtu shton se secili do të marrë përgjegjësitë.

“Të gjitha kandidaturat që kanë ardhur nga baza janë kandidatura që me punë me një fushatë të mirë janë fitues. Do kenë rreth vetes, mbështetjen jo vetëm të djathtën por edhe votën gri. Nuk ka mbështetje fushata e Lulzim Bashës.

Padyshim që gjithësecili do të mbajë përgjegjësinë nëse nuk arrihet rezultati, pavarësisht vështirësive dhe pengesave se pakti Rama -Basha ka uzurpuar çdo pushtet. Rama dhe Basha janë një”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!