Kosovë shtrenjtohet energjia, protestat e qytetarëve: Kurti nuk na kupton më

schedule14:20 - 4 Prill, 2023

schedule 14:20 - 4 Prill, 2023

KOSOVE – Shtrenjtimi i energjisë elektrike me 15.4 për qind, që ka hyrë në fuqi nga 1 prill, ka shqetësuar qytetaret, të cilët shprehen se tarifat janë të papërballueshme.

Qytetarët deklarojnë se  janë lodhur me ngritjen e vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike, dhe të produkteve të tjera bazike. Shumë prej tyre thonë  se jetesa e përditshme po u vështirësohet vazhdimisht.

“Është një shtrenjtim marramendës që as qeveria Kurti nuk e ka kuptuar hallet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë me një varfëri të skajshme dhe i kanë marrë të gjitha afër vetës me vendime të prera që të shtrenjtoi rrymën, e gjërat ushqimore të cilat janë bazike. Ky popull është i lodhur dhe i ngarkuar nga obligimet shtetërore. Me të gjitha pagat që i kanë rritë, janë mashtruar qytetarët, që nuk po munden as ekzistencën minimale ta sigurojnë nga kjo qeveri Kurti, çka të presim më shumë prej saj”

“Nuk është e përballueshme çfarë janë duke bere këta nuk e di, vetëm shiko neper firma çfarë janë duke bërë i kanë rrotulluar punëtorët, i kanë ‘mbytur’ s’ka çfarë të bëjnë prej korrupsioni vetëm rrotullo punëtor.”

Të tjerë pretendojnë se qeveria nuk e ka ndihmuar asnjëherë popullin të përballojnë çmimet në rritje.

“Të gjitha çmimet janë të larta, tani edhe rryma që shtrenjtohet edhe çmimet e tjera do të rriten. Unë jam pensionit dhe duhet të shkojmë të pyesim këta qeveritarët se a po munden të i përballojnë shtrenjtimet, që munden të marrin sa të dëshirojnë para, e jo neve që na duhet të përgjysmojmë të gjitha gjërat e tjera. Unë edhe pse asnjëherë nuk kam harxhuar më shumë se 800 kilovat , shteti asnjëherë nuk më ka falur asnjë pagesë”

Tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi me 1 prill dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024. Shtrenjtim të energjisë elektrike ka pasur edhe në shkurt të vitit të kaluar për konsumatorët që konsumojnë energji elektrike mbi 800 kwh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!