Çmimi “Gerd Muller”, Kane e Mbappe ndajnë me 52 gola trofeun prestigjioz

schedule21:25 - 28 Tetor, 2024

schedule 21:25 - 28 Tetor, 2024

Prej orës 20:45, në teatrin “Chatelet” të Parisit ka nisur ceremonia e 68-të e “Topit të Artë”, çmimit më të rëndësishëm individual në botën e futbollit, ku padyshim favoriti absolut mbetet “shkatërruesi” i mesfushës së Manchester City, Rodri, ku një fakt të madh që e konfirmon këtë është edhe gjithë mungesa e lojtarëve të Real Madrid.

Pas dorëzimit të “Copa Trophy” dhe shpalljes së klubit më të mirë në futbollin e meshkujve dhe atë femrave, si dhe nderimeve në kujtim të legjendës gjermane, Franz Beckenbauer, tashmë i erdhi radhi një tjetër çmimi të rëndësishëm, si ai “Gerd Muller”, për sulmuesin më të mirë të sezonit.

Triumfatorët e këtij çmimi ishin Kylian Mbappe dhe Harry Kane, me dy “yjet” e sulmit që ndanë trofeun e madhe, pasi arritën të siguronin respektivisht 52 gola me skuadrat e tyre, pas një sezoni fantastik. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!