Çmimet rekord, Spaho: Bordi i Transparencës pengon “Konkurrencën” të hetojë

schedule19:59 - 9 Qershor, 2022

schedule 19:59 - 9 Qershor, 2022

Teksa çmimi i karburanteve ka kapur nivele rekord, ekonomisti Mateo Spaho thotë se bordi i ngritur nga qeveria duhet të bëjë transparencë.

I ftuar në studion e Radar Informativ me Juli Xhokaxhi, Spaho thotë se bordi duhet të tregojë sesi bën përllogaritjen e çmimit.

“Do ishte mirë që bordi në mënyrë transparente të thoshte cila është mënyra e përllogaritjes së çmimit. Maqedonia ka hequr edhe TVSH mbi karburantet. Së pari, po ti futemi strukturës s kostos dihet që një pjesë e mirë janë taksat.

Ka dy lloje taksash, një janë akcizat dhe mjedisit. Por ka edhe taksa të luhatshme siç është tatimi mbi vlerën e shtuar.

Kompanitë në Shqipëri thonë se kanë kosto më të larta kur e eksportojnë më shumë sesa në Kosovë dhe Maqedoni ku nuk ka porte. Kjo nuk është e qartë. Dhe këtu duhet parë. Në shumë pika të naftës sot çmimi është më i ulët sesa ai i bordit. Për çfarë na duhet bordi? Përse bordi po e vendos kaq të lartë. Kur biznesi nuk e rrit çmimin dhe e rrit bordi, kjo duhet të shikohet”, thotë ai.

Spaho thekson gjithashtu se Bordi i Transparencës pengon Autoritetin e Konkurencës që të hetojë mbi çmimet.

“Nuk është hera e parë që provohen këto si zgjidhje. SHBA ka pasur, derisa Kongresi nxiti një hetim dhe nxori që bordi kishte favorizuar kompanitë shtetërore. Pas heqjes së bordit u zhvilluan kompanitë low cost.

Bordi me ligjin që është vendosur po pengon institucionet e tjera të hetojnë. Nëse kemi Autoritetin e Konkurrencës. Bordi pengon hetimin e çmimit.  Ne kemi 11-12 inspektoriate. Po japim rroga kot?”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!