“Barleti”, i preferuari i maturantëve/ Raundi i parë mbyllet me interes të lartë aplikimesh në universitet

schedule15:48 - 13 Shtator, 2023

schedule 15:48 - 13 Shtator, 2023

Universiteti Barleti është tashmë zgjedhja e qindra maturantëve. Raundi i parë i regjistrimeve u mbyll me interes të shtuar të të rinjve që zgjodhën të nisin studimet në degët e shumta që ofron “Universiteti Barleti”.

Në prag të nisjes së raundit të dytë të regjistrimeve, dekani i fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtësisë, Mateo Spaho i fton maturantët të zgjedhin midis programeve të shumta, që u japin mundësi punësimi studentëve menjëherë pas përfundimit të studimeve.

“Maturantët kanë mundësi të perzgjedhin Barletin me degët që ata preferojnë. Në rastin e ekonomisë kemi deget e Financës, Kontabilitetit, te bankave dhe institucioneve të tjera. Kemi mundësi për t’u regjistruar në menaxhim biznesi, marketingu, kemi edhe mundesi regjistrimi ne fakultetin e juridikut, konkrerisht të drejtesisë 5 vjecare. Pa mbaruar 3 vjecarin me shume se 70% e studenteve kanë filluar punë. Ndërsa për sa i përket drejtësisë institucionet kanë një etje për juristë.

Fakulteti i Shkencave Mjekësore ofron mundësi per studime në katër programe, infiermieri, fizioterapi, farmaci dhe stomatologji. Profesor, Pirro Prifti, përgjegjës i departamentit të zhvillimit profesional tregon avantazhet e Universitetit Barleti dhe studentëve që zgjedhin këto programe.

“Mendojmë që fakukteti i shkencave mjekësore ka disa avantazhe që ka të bëjë me infrastrukturën, stafin akademik me tituj shkencorë. Kemi edhe një avantazh për praktika, jo vetem brenda fakultetit, por edhe ato në spitalet universitare. Studentëve iu garantohet jo vetëm cilësia e mësimdhënies por edhe punësimi.”

Universiteti “Barleti” prej vitesh është preferencë e studentëve. Interesi për këtë universitet ka sjellë edhe rritjen e kuotave në shumë prej programeve të studimit duke u bere zgjedhja e parë për çdo maturant./abcnews.al