“Çmenden” dy të rinjtë në Durrës, njëri rreh nënën, tjetri gruan

schedule13:50 - 6 Janar, 2022

schedule 13:50 - 6 Janar, 2022

Policia e Durrësit ka arrestuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, ku spikat dhuna në familje. Një 33-vjeçar u arrestua sepse rrahu nënën e tij, kurse një 30-vjeçari iu vunë prangat pasi ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit: N. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij; R. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij“, njofton policia.

Po ashtu, policia ka arrestuar shoferin e makinës që aksidentoi për vdekje një 75-vjeçar më datë 4 janar në qytetin e Durrësit.

Njoftimi i plotë i policisë

Durrës

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në mjetin që drejtonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:

  1. Sh., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij;
  2. H., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi J. H., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në PKK Port Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokument të dyshuar të falsifikuar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

  1. Sh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Sh. V., 75 vjeç;
  2. T., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al