Claudia Schiffer ishte një nga modelet më të bukura të viteve ’90, duke bërë një karrierë të shkëlqyer përkrah emrave të tjera të njohur. Modelja e cila është ende po aq simpatike ka ndarë me miqtë e saj në internet disa foto nga e kaluara.
Fotot tregojnë Claudia Schiffer nga ditët e saj si supermodele. Konkretisht, ajo pozon në det me bikini të bardha në stile të ndryshme, ndërsa shkruan: ‘Bikini të bardha vintage inspirim për verën’.
Fansat e saj lanë shumë komente pozitive, si për shembull: “Maja e top modeleve”, “Padyshim modelja më e mirë me bikini ndonjëherë”, “Fotografia e tretë ishte dikur një poster në murin e dhomës time të gjumit”.
Vlen të theksohet se ky postim është bërë pak ditë pas publikimit të fotove nga pushimet e saj në Greqi.Schiffer ishte me shoqen e saj më e mirë, e cila është estetiste, Uta Huesch. Ato u fotografuan në një taksi lundruese, si dhe në hotelin ku ata po qëndronin./abcnews.al