Manchester City dhe Chelsea janë gati për finalen e Champions League. Dy skuadrat angleze do përballen mes tyre sonte në Porto, me objektivin e vetëm fitimin e trofeut prestigjioz.
Një lojtar pritet të largohet nga “Cityzens” në merkaton e verës dhe ai është Rahem Sterling. Sulmuesi anglez kushton 90 milion euro, por kampionët e Anglisë mund ta lënë të lirë për një shumë edhe më të vogël.
Largim te City dhe rinovim te rivalët e Chelsea. Drejtuesit e klubit londinez janë shumë të kënaqur me punën e Thomas Tuchel dhe po përgatisin rinovimin me të.
Telegraph raporton se është përgatitur zgjatja e bashkëpunimit me teknikun gjerman, i cili është përshtatur për mrekulli te Chelsea. /abcnews.al