Cisterna me naftë merr flakë në mes të detit

schedule08:24 - 11 Gusht, 2023

schedule 08:24 - 11 Gusht, 2023

Një cisternë me flamur panamez ka marrë flakë teksa lundronte pranë Asalujeh, në brigjet e Iranit, njoftuan mediat iraniane, duke shtuar se të gjithë anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan.

Sipas mediave 22 marinarët e “White Pearl” u shpëtuan nga roja bregdetare iraniane pasi kapiteni thirri për ndihmë autoriteteve portuale.

Televizioni shtetëror, duke cituar një zyrtar të autoritetit portual, tha se cisterna, e cila transportonte 40,000 ton gaz të lëngshëm të naftës, dyshohet se ka marrë flakë pas problemeve në motor.

/abcnews.al